Të dielën, vëmendja do të jetë e përqendruar te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 17:00.
Dueli ndërmjet dy skuadrave që përfaqësojnë basketbollin kosovar edhe në arenën evropiane pritet të jetë një nga sfidat më interesante të kësaj jave.
Kjo sfidë është interesante pasi përballen kampioni dhe nënkampioni. Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finalen e Kupës dhe Superkupës.
Mitrovicasit edicionin e kaluar fituan titullin dhe Kupën, kurse prizrenasit triumfuan në Superkupë.
Java e dhjetë do të përmbyllet me takimin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, që fillon nga ora 19:30. Edhe kjo përballje premton rivalitet dhe luftë për fitore.






