Lajme

Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Leposaviq

By GAZETA SCANNER 1

June 04, 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë e tyre është sulmuar gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Gjithë kjo situatë vjen pas protestave në veri, ku Policia është sulmuar disa herë me radhë.

Njoftimi:

Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente.