Një bankë e nivelit të dytë në qendër të kryeqytetit është sulmuar gjatë protestës.
Në drejtim të hyrjes dhe fasadës së xhamit janë hedhur tulla dhe janë përdorur shkopinj për të goditur ambientet e saj.
Sipas raportimit të gazetares Dorjana Bezat, brenda bankës kishte edhe disa punonjës, të cilët dolën nga xhamat.
Incidenti vjen në një kohë kur protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private.






