![Sulmohet fizikisht një 23-vjeçare në Prishtinë, i dyshuari në kërkim Sulmohet fizikisht një 23-vjeçare në Prishtinë, i dyshuari në kërkim](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/01/policia-2.jpg)
Një 23-vjeçare është sulmuar fizikisht të shtunën mbrëma në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa e lënduara është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person (femër 23 vjeç)”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka treguar se policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin, i cili është cilësuar si lëndim trupor.