Pas të Iranit ndaj Izraelit, me kërkesë të Izraelit është thirrur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që zhvillua në Nju Jork.
SHBA ka theksuar se do të diskutojë me aleatët rreth masave shtesë që do të merren kundër Iranit, ndërsa bëri thirrje që sulmi ndaj Izraelit të dënohet.
“Në ditët në vijim do të diskutojmë masat e reja ndëshkuese kundër Iranit me partnerët tanë, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tani për tani duam që sulmi ndaj Izraelit të dënohet”, kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, duke aluduar për mundësinë e paraqitjes së një projekt-rezolute me sanksione të reja ndaj Teheranit.
Më tej theksoi se SHBA nuk dëshiron një përshkallëzim, por sipas tij mënyra më e mirë për ta shmangur atë është të dënohen veprimet e pamatura të Iranit.
Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se “Lindja e Mesme është në “buzë të humnerës”.