6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Sulmet e Izraelit në Gaza i zemërojnë familjet e pengjeve, kërkojnë takim me Netanyahun

- Advertisement -

Familjet e rreth 230 pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës bënë një apel urgjent të shtunën për takim me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit të luftës për shkak të frikës rreth sigurisë së të dashurve të tyre, përderisa ushtria izraelite kreu sulm masiv në pjesën veriore të Gazës.

“Kjo natë ishte më e keqja nga të gjitha netët. Ishte natë e pafund, përballë operacionit të madh të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe paqartësisë së plotë në lidhje me fatin e të rrëmbyerve që po mbahen atje dhe gjithashtu janë subjekt i bombardimeve të rënda”- thuhet në një deklaratë të lëshuar në emër të familjeve të pengjeve, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Ankthi, frustrimi dhe sidomos zemërimi i pamasë që askush nga kabineti i luftës nuk u mërzit për t’i takuar familjet e të rrëmbyerve për t’u shpjeguar atyre një gjë – nëse operacioni tokësor e rrezikon sigurinë e 229 pengjeve në Gaza”- thuhet më tej në deklaratë.

“Familjet janë në ankth për fatin e të dashurve të tyre dhe janë duke pritur një shpjegim. Çdo minutë që kalon duket si përjetësi”- shtohet në deklaratë.

Përderisa nuk pati përgjigje të menjëhershme nga Netanyahu, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se fati i pengjeve është duke luajtur rol kyç në konsideratat ushtarake.

“Jemi duke operuar sipas objektivave që na janë caktuar: çmontimi i Hamasit, mbrojtja e kufijve dhe një përpjekje kombëtare për t’i kthyer pengjet”- tha Hagari.

“Kthimi i pengjeve në shtëpi është përpjekje kombëtare e rëndësisë më të lartë dhe të gjitha aktivitetet tona – operacionale e të inteligjencës – e kanë për qëllim realizimin e këtij objektivi”- shtoi ai.

Sipas ushtrisë izraelite, gjatë sulmeve të së premtes mbrëma u goditën më shumë se 150 tunele e bunkerë të Hamasit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit