Të martën, ushtria amerikane ka njoftuar nisjen e sulmeve të reja ndaj Iranit, duke goditur disa objektiva pranë Ngushticës së Hormuzit.
Sipas raportimeve nga Irani, shpërthime janë dëgjuar në tre porte të rëndësishme, Bandar Abbas, Sirik dhe Jask.
Ndërkohë, media shtetërore iraniane ka raportuar se nga një sulm pranë Sirikut në Iranin jugor katër persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë palgosur..
Kurse, raportohet se edhe Irani ka nisur sulme me raketa balistike në një bazë amerikane në Jordani.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, sulmet amerikane kundër Iranit kanë rifilluar të martën, pas akuzave ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike për “tentativa të fundit për sulme” kundër anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe “anëtarëve të shërbimit amerikan të vendosur në rajon”.
Ndryshe, pak pas nisjes së sulmeve amerikane, edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte reaguar duke paralajmëruar Iranin se do të goditet përsëri në “një nivel shumë më të fortë dhe më të lartë”, nëse Teherani do të hakmerrej.






