Sulm në një xhami në ShBA: V*iten tre burra, dy të dyshuarit besohet se kryen vetëvrasj

- Advertisement -

Tre persona u vranë nga të shtënat në Qendrën Islame në San Diego të Shteteve të Bashkuara, bëri të ditur policia lokale.

Komandanti i policisë në San Diego tha se dy persona të tjerë, që besohet se ishin sulmuesit e dyshuar, u gjetën të vdekur afër vendit të sulmit.

Dy të dyshuarit ishin adoleshentë dhe trupat e tyre u gjetën brenda një automjeti afër xhamisë, thanë zyrtarët, raporton televizioni BBC.

Të dyshuarit duket se kishin vdekur nga plagët e vetëshkaktuara me armë zjarri, tha policia.

“Nuk pati oficerë të përfshirë në shkrepjen e armëve” – tha komandanti i policisë lokale.

Ai shtoi se të dyshuarit besohet se ishin 17 dhe 19 vjeç.

Të ngjashme

Të fundit