28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Suksesi në asambletë e KiE-së dhe të NATO-s: Diplomacia parlamentare po triumfon, ajo qeveritare po dështon

- Advertisement -

Për një muaj e gjysmë, diplomacia parlamentare i ka sjell Kosovës disa suksese të prekshme. Bashkëpunimi i deputetëve të pozitës e opozitës dhe lobimi i tyre ka bërë që Kosova të marrë rezultate pozitive në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, raporton Nacionale.

Puna e përbashkët e deputetëve ka bërë që një ditë më parë Asambleja Parlamentare e NATO-s të miratoi rekomandimin për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Serbisë për të penguar këtë avancim, nga e hëna Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Diplomacia parlamentare e kishte kryer punën e saj edhe më 16 prill, kur Asambleja Parlamentare e NATO-s më shumicë votash kishte votuar raportin, i cili rekomandonte anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Puna e palodhshme e deputetëve kosovarë kishte ndikuar që në këtë seancë të rrezohen edhe disa amendamente që ishin kundër interesave të Kosovës.

Deputetët e opozitës kanë treguar për punën që kanë bërë në këto procese.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Aben Gashi, ka treguar për punën e deputetëve.

Ajo çka ka funksionu në Asamble të KiE-së janë grupet politike, dhe në ato grupe politike ne kemi qenë të përfaqësuar si Lidhja Demokratike e Kosovës kanë marrë qëndrim unanim që të përkrahin, përvçe atyre serbë që kanë pasur qëndrim kundër, por shumica e kanë përkrahur”, ka thënë Gashi, duke treguar edhe për punën e kolegëve të tij.

Grupi politik i socialistëve ku është VV, edhe ata kanë marrë qëndrim për me përkrahë dhe grupi ALDE ku janë PDK e kanë përkrahë. Dhe është me rëndësi me kuptu që kryetarët e këtyre tri grupeve politike e kanë bë punën kryesore”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, dështimi ka ndodhur vetëm ku ka vepruar Qeveria.

Pjesën që ka pas me bë qeveria në aspektin e përkrahjes në Asamble Parlamentare mendoj që ka dështu”, është shprehur Gashi.

Punën e mirë të deputetëve për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës nuk e kishte vazhduar Qeveria. Kjo e fundit kishte dështuar t`i bind vendet anëtarë që në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të KiE-së, që është mbajtur më 17 prill, të futet në agjendë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka vlerësuar se në këtë mandat qeverisës diplomacia parlamentare po tregohet më e suksesshme se ajo qeveritare.

Sipas tij, kjo e fundit përkundër kapaciteteve që ka në dispozicion nuk po sjell ndonjë rezultat.

Ekzekutivi, përkatësisht diplomacia me gjithë kontingjentin që ka në dispozicion, në planin ndërkombëtar ka dështuar dhe nuk ka arritur sukseset që i ka arritur Parlamenti i Kosovës, fillimisht për t’u anëtarësuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe tash Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka theksuar Gashi në një intervistë për “Interaktiv”.

Diplomacia parlamentare njihet si një instrument i rëndësishëm i politikës së jashtme të një vendi, e cila në forma të ndryshme e plotëson diplomacinë qeveritare.

Kjo e fundit në këtë mandat qeverisës ka qenë nder sektorit më të kritikuar.

Kjo për faktin se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti asnjë shtet nuk e ka njohur Republikën e Kosovën dhe vendi nuk ka bërë asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Qeveria Kurti ishte ardhur në pushtet me zotime të mëdha për sektorin e politikes se jashtme, duke premtuar edhe njohje të reja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit