11.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Sukses i madh: Kosova kalon votimin, rekomandohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë

- Advertisement -

Kosova kalon me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka njoftuar se sot është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Ky opinion e rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.

“Të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta. Për më tepër, opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5″, ka shkruar Ahmeti.
Ai ndër të tjera ka njoftuar se ky sukses i Kosovës sot hap rrugën për votimin e opinionit në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg në javën e 15 prillit. Pas votimit të suksesshëm aty, opinioni do t’i dërgohet Komitetit të Ministrave të cilët duhet të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e radhës që do të mbahet në maj të këtij viti.
“Teksti i opinionit dhe suksesi i sotëm janë rezultate të një pune të pandalshme të të gjitha institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve të vendit”, ka shtuar Ahmeti.
Postimi i plotë:

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit