FC Suhareka vazhdon të shkëlqejë në Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës në futboll.
Suhareka të shtunën ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 3-2.
Golat për Suharekën i kanë shënuar Mevlan Zeka (dy gola) dhe Astrit Berisha.
Suhareka në stil kampioni ka arritur të rikthehet në lojë edhe pse ishte duke humbur 2-0.
Me këtë fitore, Suhareka vazhdon të jetë lider i Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës në futboll.
Kur kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në fund të sezonit, FC Suhareka sipas të gjitha gjasave nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Superligë. /Scanner/