Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Suharekës në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Albi Mall Superliga.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, me golat e ndeshjes të shënuara nga Stjepovic në minutën e 32-të, dhe Jarovic që shënoi në minutën e 36-të për vendasit.
Gjilani, gjendet në vendin e 8-të me 14 pikë, ndërsa Suhareka gjendet në vendin e 5-të me 18 pikë.