4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Sudan| Ushtria dërgon negociatorë në Arabinë Saudite, pritet reagimi i forcave paraushtarake

- Advertisement -

Një dritare për një armëpushim të mundshëm duket të jetë njoftimi i ushtrisë sudaneze për të dërguar negociatorë në Arabinë Saudite për të diskutuar me forcat paraushtarake sudaneze.

Ushtria sudaneze njoftoi këtë mbrëmje se kishte dërguar negociatorë në Jeddah të Arabisë Saudite për të “diskutuar detajet e armëpushimit që është në rinovim”, raportojnë mediat e huaja.

Sauditët dhe amerikanët kanë ndërmjetësuar që nga fillimi i armiqësive më 15 prill, të cilat kanë vrarë qindra njerëz dhe e kanë shtyrë vendin afrikan në prag të kolapsit.

I dërguari i OKB-së në Sudan kohët e fundit tha se dy palët ndërluftuese kishin rënë dakord të mbanin “diskutime teknike” mbi një armëpushim që do të respektohej.

Tre zyrtarë folën për Associated Press në kushte anonimiteti për të diskutuar bisedimet e ardhshme të paqes. Nuk u dha asnjë afat kohor për kohëzgjatjen e bisedimeve.

Forca e Mbështetjes së Shpejtë të Gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo (RSF) nuk e ka shpallur ende qëndrimin e saj për këto negociata në Arabinë Saudite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit