28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për konfrontim dekadash me Rusinë

- Advertisement -

Perëndimi nuk dëshiron luftë me Rusinë, por duhet të “përgatit veten për një konfrontim që mund të zgjasë me dekada”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zyrtarët e NATO-s kanë shprehur shqetësime për mungesën e gatishmërisë së aleancës për një konflikt me Rusinë që nga fillimi i pushtimit rus të tokave ukrainase.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, tha se civilët e vendeve anëtare të NATO-s duhet të jenë të gatshëm për perspektivën e një lufte gjithëpërfshirëse me Rusinë brenda 20 viteve të ardhshme.

Sipas zyrtarëve perëndimor, mundësia e një konflikti të drejtpërdrejt me Rusinë ka të ngjarë të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Nëse presidenti rus fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci që agresioni i tij do të përhapet në vendet e tjera”, ka paralajmëruar Stoltenberg, duke theksuar se NATO duhet të përmirësojë aftësitë e saj ushtarake.

“Ne duhet të rivendosim dhe zgjerojmë bazën tonë industriale sa më shpejt në mënyrë që të mund të rrisim dërgesat në Ukrainë dhe të rimbushim rezervat tona”, shtoi sekretari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit