13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Stërzgjatja e procedurave kundër Thaçit dhe krerëve të UÇK-së, kërkohet interpelancë në parlamentin e Zvicrës

- Advertisement -

Miku i Kosovës, deputeti i Parlamentit të Zvicrës, Reto Nause, i cili është edhe Co-president i Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, ka dorëzuar në parlamentin e këtij shteti një kërkesë për interpelancë, për të marrë përgjigje nga qeveria zvicerane në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procedurat e gjata të Gjykatës Speciale në raport me ish-presidentin Hashim Thaçi

Kjo nismë që është iniciuar nga drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, pos Retos ka marrë mbështetjen edhe nga shtatë parlamentarë të tjerë zviceranë: Cédric Wermuth (PS), Philippe Nantermod (PLR/FDP), Jacqueline De Quattro (PLR/FDP), Maitre Vincent (Centre /Di mitte), Andreas Mayer (Die Mitte), Léo Muller (Die Mitte), Marc Jost (PEV), të gjithë nënshkrues të kësaj interpelance ku kërkojnë nga qeveria zvicerane qëndrim në lidhje me 5 pyetje: 1. Si vlerësohet gjendja e sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës?; 2. Çfarë kontributi po jep Zvicra në sigurimin e stabilitetit politik dhe kundërveprimit të ngjarjeve të reja ushtarake?; 3. Si i vlerëson Këshilli Federal deklaratat e fundit të presidentit serb që nxisin frikën për një konflikt të armatosur?; 4. Në këtë sfond, çfarë ndikimi kanë në stabilitetin në Kosovë procedurat e gjata dhe të ngadalta ligjore kundër ish-presidentit Thaçi?; A është në dijeni Këshilli Federal për rezolutën e organizatës jo qeveritare “Zëri perëndimor i Kosovës”, i cili është nënshkruar nga 30 deputetë federalë? dhe 5. Ku janë negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë EFTA – Kosovë, të cilat mund të kontribuojnë në stabilitetin ekonomik?

Në sesionin e ardhshëm parlamentare, nga 27 maj deri më 14 qershor, qeveria zvicerane pritet të japë përgjigje në lidhje me ketë interpelancë.

Veprimtari Sali Bislimi ka theksuar se rreth 250,000 shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër. “Kemi një diasporë shumë e fortë. Nëse situata në Kosovë del jashtë kontrollit ose nëse konfliktet vazhdojnë të intensifikohen, kjo do të ketë një ndikim drejtpërdrejt të dukshëm dhe të gjerë në Zvicër. Prandaj është në interesin e Zvicrës që të japë një kontribut të drejtpërdrejtë për një situatë të qëndrueshme sigurie dhe stabilitet politik”, ka theksuar Sali Bislimi, i cili është edhe shtytës i kësaj nisme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit