-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Stavileci, PDK:  Vota juaj, fuqia që garanton një Kosovë më të zhvilluar

 Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka inkurajuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Stavileci, në një konferencë për media, tha se zgjedhjet nuk janë vetëm një e drejtë kushtetuese, por një akt i drejtpërdrejtë që përcakton kursin e vendit tonë për katër vitet e ardhshme.

- Advertisement -

“Vota është forca më e madhe që ka një qytetar, dhe vetëm përmes saj mund të garantojmë një qeverisje që punon për zhvillimin ekonomik, për mirëqenien e qytetarëve dhe për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Le të bëjmë që zëri i shumicës të dëgjohet. Le të votojmë me vetëdije, me përgjegjësi dhe me shpresë për një të ardhme më premtuese për të gjithë. Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë”, theksoi ai.

Stavileci tha se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe pa ndonjë problematikë të raportuar deri më tani.

“Deri në orën 11:00, kemi një pjesëmarrje të mirë të qytetarëve, dhe të dhënat nga vëzhguesit tanë në terren janë shumë pozitive. Kjo është një shenjë e qartë se qytetarët e Kosovës e kuptojnë peshën e votës dhe përgjegjësinë që kanë për të ardhmen e vendit. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, si dhe Kryetari i Partisë, Memli Krasniqi, tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, duke dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë proces”, theksoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit