16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Statovci: Kemi tërësisht një rrethanë të re diplomatike

- Advertisement -

Deputetja nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci, duke folur për procesin e dialogut dhe diskursin e opozitës ajo tha se opozita i bënte më shumë opozitë vetvetes së saj në të kaluarën, me atë se çka tentonte të kundër argumentonte.

Statovci thotë se refuzimet nga strukturat politike në Beograd kanë krijuar një rrethanë të re, të cilat i dëshmojnë botës që kanë pretendime tjera.

“Opozita i bënte më shumë opozitë vetvetes së saj në të kaluarën me atë se çka tentonte të kundër argumentonte. Unë mendoj që situata në të cilën është sjellur si në momentin e refuzimit ose të rezistencës për të kaluar në një hap tjetër dhe demaskimin e qëllimeve të vërteta, të cilat kishin strukturat politike në Beograd krijuar një rrethanë të re të cilat iu dëshmuar edhe botës që këto janë pretendime të tjera”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas saj, tashmë Qeveria e Kosovës ka një rrethanë të re tërësisht diplomatike.

“Ne kemi tërësisht një rrethanë të re diplomatike, ku e pamë së fundi që edhe liderët e shteteve kryesore sikur Gjermania, Franca, Italia mbështetur në tërësi edhe nga ana e Bashkimit Evropian kenë shumë të qartë në raport me njohjen karshi Kosovës edhe këtë pra si një ndër hapat fillestar, e jo si hapat në fund pra që shihen në fillim, por në fillim të procesit, kur palët marrin përgjegjësit e veta”, tha ajo.

Statovci deklaroi se pritet që të ketë një ndryshim në rrethanat politike.

“Tashmë duket që të kemi edhe një ndryshim të rrethanave politike, mirëpo do të shohim se si do të veprohet edhe nga pala tjetër që të ecet tutje dhe të përmbyllet ky si cikël”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit