12.9 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Statovci, Çitakut: Ambasadore e ndarjes

- Advertisement -

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku, si “ambasadore të ndarjes”, pasi kjo e fundit tha se “kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja dhe se Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu”.

Tutje deputetja Statovci përmes një postimi në Facebook akuzon Çitakun se sa ishte ambasadore në Uashington ishte angazhuar “për të ja cunguar kufijtë Kosovës”.

Postimi i plotë i Statovcit:

E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora.

E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit