Qe nga viti 2019 deri në mars të vitit 2026, zyrtari për kulturë, rini, sport i komunës së Kllokotit, S.S. i cili ishte edhe menaxher i bibliotekës në këtë komunë, nuk doli në punë dhe mori pagën nga shteti.
Ai dyshohet se shtetit i shkaktoi dëm mbi 39 mijë euro.
Prokuroria Themelore në Gjilan tha se pas një hetimi dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin S.S. në dyshimin se kreu veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro”.
Prokuroria Themelore në Gjilan tha se ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqesë masën për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan






