10.4 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

“Spice Girls” do të ribashkohen?

- Advertisement -

Grupi i dikurshëm, “Spice Girls”, do të bashkohet sërish me rastin e kurorëzimit të mbretit Charles.

Ikonat e pop-it përfshirë Victoria Beckham do të ngjiten në skenë si një si pjesë e një koncerti madhështor që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit maj.

“Organizatorët po mendojnë seriozisht një rikthim të Spice Girls në skenë me rastin e një ngjarje të tillë historike”, thotë një burim për gazetën britanike The Sun.

Javën e kaluar, anëtarja e këtij grupi muzikor  Mel C shprehu zhgënjimin e saj që Spice Girls nuk ishte në gjendje të performonte në koncertin e Jubileut të platintë të mbretëreshës Elizabeth në qershor të vitit të kaluar.

Jo vetëm Mel C por edhe artistja tjetër Mel B po përpiqen të bindin anëtaret e tjera të grupit që të marrin pjesë në këtë ngjarje. Nëse një gjë e tillë ndodh do të jetë hera e parë që të pesë këngëtaret do të performojnë së bashku që nga viti 2012.

Grupi, i cili u themelua në vitin 1994, pati sukses të madh me këngët e njohura si Wannabe dhe Viva Forever duke shitur miliona disqe në mbarë botën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit