16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

- Advertisement -

Shkrimtari dhe historian i njohur, Jusuf Buxhovi, e ka përshkruar rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ndër vite. Ai foli për Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi i njëjti ishte njëri ndër themeluesit e kësaj partie.

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ai ka komentuar edhe raportin e tij me kryetarin e kësaj partie, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Që të dyja këto figura, rrugëtimin e nisën si shkrimtarë, teksa rrethanat e Kosovës gjatë dekadës para çlirimit, ‘i detyruan’ të merreshin edhe me politikë. Kjo linjë e jetës, Rugovën e Buxhovin i bëri edhe miq.

Nga ky këndvështrim i mikut, Buxhovi teksa vazhdoi të fliste për disa nga karakteristikat e ish-presidentit, tha se Rugova sot nuk i mungon Kosovës pasi prania fizike e disa njerëzve, sipas tij, është edhe më e fuqishme pa ta.

Për shallin e shumë komentuar te ish-Presidentit, Buxhovi beson se nuk kishte ndonjë simbolikë.

“Shallin e kanë mbajt rugovasit. Më shumë është përfolë sesa ka pasur ndonjë simbolikë”, tha ai.

Po ashtu, Buxhovi foli edhe për bindjen fetare të Rugovës, e cila ndër vite u përfolur mjaft shumë në publik.

“Unë mendoj se këtu bisedohet e spekulohet. Feja e Rugovës ka qenë shqiptaria dhe intelektualizmi. Shqiptaria në kuptimin e formulës së njohur të rilindjes kombëtare se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’. Do të thotë se eliminohen të gjitha mundësit që faktori fe të jetë faktor dominant”, shtoi Buxhovi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit