22.7 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

- Advertisement -

Gjykta Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-Presidentit Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Edhe pse në dy vendime të ndara, arsyetimi është i njejtë. Sipas speciales ekziston rreziku se do të pengojnë procesin dhe do të kryejnë vepra penale të tjera.

“Më 15 prill 2024, Trupi Gjykues, në vendime më vete për secilin, vazhdoi paraburgimin e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, dhe në lidhje me të dy të akuzuarit konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku se do të pengojnë procesin dhe do të kryejnë vepra penale të tjera, dhe se ky rrezik mund të zvogëlohet vetëm me anë të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së, përfshirë masat e urdhëruara rishtazi nga Trupi Gjykues”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle gjatë një konference për media.

Sipas Doyle Trupi gjykues ka përseritur konstatimet se Thaci iu ka jep informacione vizitorëve lidhur me dëshmitë e dhëna në këtë proces gjyqësor.

“Në këtë kontekst, në rastin e z. Thaçi Trupi Gjykues përsëriti konstatimet e mëparshme se duket se z. Thaçi u tregoi vizitorëve informacion të nxjerrë gjatë dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtur dhe se dokumentet sugjerojnë se ai i dha një vizitori jo të privilegjuar udhëzime për t’ia kaluar një dëshmitari të ardhshëm të ZPS-së në lidhje me mënyrën dhe përmbajtjen e dëshmisë që do të jepte ai dëshmitar”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit