Specialja tregon pse kërkoi kohë shtesë për shpalljen e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK’së

- Advertisement -

Në njoftim thuhet se paneli i gjyqtarëve ka kërkuar kohë shtesë prej 60 ditësh për shkak të volumit të madh të lëndës dhe për shkak të kompleksitetit të rastit.

“Më 5 maj, Trupi Gjykues lëshoi ​​një urdhër duke zgjatur afatin për vendimin gjyqësor në këtë çështje, për shkak të vëllimit të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e vendimit gjyqësor me 60 ditë. Publiku do të informohet pasi Trupi Gjykues të ketë caktuar një datë specifike për shpalljen e vendimit”, thuhet në njoftimin e Hagës.

Sidoqoftë, s’përjashtohet mundësia që trupi gjykues me një vendim tjetër të zgjasë përsëri kohën e marrjes së vendimit final.

Të ngjashme

Të fundit