11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Spanja publikon listën preliminare për “EURO 2024”

- Advertisement -

Trajneri i Spanjes, Luis de la Fuente, e ka publikuar listën preliminare për “EURO 2024”, që nis më 14 qershor në Gjermani.

Në listën e “Furisë së kuqe”, janë 29 futbollistë.

Yjet e Premier Leagues si Rodri, David Raya dhe Marc Cucurella ishin në mesin e lojtarëve të ftuar, por nuk kishte vend për lojtarin e Tottenhamit, Pedro Porro.

Aty bëjnë pjesë edhe talentët e Barcelonës, Pau Cubarsi, Lamine Yamal dhe Fermin Lopez ishin të gjithë të ftuar, por Gavi është jashtë shkaku i lëndimit të rëndë që ka pësuar kohë më parë.

Heroi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve për Real Madridin, sulmuesi Joselu, i cili paraprakisht ka luajtur në Ligën Premier është po ashtu në mesin e të grumbulluarve, por vend nuk kishte për Lucas Vazquez.

“Të gjithë lojtarët kanë mundësitë e njëjta që të ftohen në Euro 2024, dua ta bëjë këtë të qartë që nga fillimi”.

“Lista e gjatë ishte për të minimizuar rreziqet dhe për të mbuluar ndonjë ngjarje të paparashikueshme”, ka thënë përzgjedhësi i Spanjës, Luis De la Fuente.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit