11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Spanja, kampione e Europës në futboll

- Advertisement -

Spanja është bërë kombëtarja e vetme me katër tituj të Evropianit, pasi regjistroi fitore të ngushtë ndaj Anglisë në finalen e “Euro 2024”.

“La Roja” ishte dominuese në të gjitha aspektet, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 2:1 në fund.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra kombëtare nuk arriti t’i finalizojë aksionet.

Spanja rrezikoi me anë të Alvaro Moratas derisa Anglia kishte një mundësi me Phil Foden, por ishin larg finalizimit.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte shumë herë më interesante. Nico Williams me një gol të bukur pas asistimit të Lamine Yamal i dha epërsinë Spanjës (47’).

Yamal kishte një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë por që Pickford bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Anglia arriti të këndellet duke e barazuar rezultatin me anë të inkuadruarit Cole Palmer, që shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca (73’).

Por, prapë Spanja e mori lojën në dorë. Këtë herë ishte Mikel Oyarzabal që e shokoi Anglinë me një gol nga afërsia pas asistimit të mrekullueshëm së Marc Cucurellas (86’).

Spanja e ruajti rezultatin deri në fund për ta shtuar yllin e katërt, duke u bërë kombëtarja e vetme me katër evropianë, një më shumë se Gjermania.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit