Spanja humbi pas 43 ndeshjesh, De la Fuente me fjalë të mëdha për lojtarët e tij

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka reaguar pas humbjes 3:2 nga Anglia, e cila i dha fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të kampionëve të Evropës.

Pavarësisht zhgënjimit, trajneri spanjoll nuk dëshiron t’i kritikojë futbollistët e tij, duke shprehur krenari dhe mirënjohje për atë që kanë arritur, shkruan “Goal”.

“Kam vetëm fjalë krenarie dhe mirënjohjeje për lojtarët. Duhet ta vlerësojmë atë që kemi bërë deri tani. Jam krenar për këtë rrugëtim fantastik dhe për gjithçka që na pret në vazhdim”, deklaroi De la Fuente.

Ai pranoi se Anglia ishte dukshëm më e mirë në 30 minutat e para, duke e vështirësuar shumë detyrën e Spanjës.

Megjithatë, përzgjedhësi theksoi se skuadra e tij reagoi pas disavantazhit prej tre golash, por portieri James Trafford ishte vendimtar për anglezët.

De la Fuente zbuloi gjithashtu se disa futbollistë kishin probleme fizike gjatë ndeshjes, përfshirë Marc Pubillin, Pau Cubarsin dhe Martin Zubimendin.

Spanja e përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë dhe do të vazhdojë garën në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme

Të fundit