Spanja e rrëmben vendin e parë në renditjen e FIFA-s, kështu pozicionohen Kosova e Shqipëria

- Advertisement -

 

Triumfi në Kupën e Botës e ka sjellë edhe një tjetër sukses për Spanjën.

 

Kampionët e rinj të botës janë ngjitur në vendin e parë të renditjes më të fundit të FIFA-s, duke e lënë pas Argjentinën, e cila zbret në pozitën e dytë pas humbjes në finale

 

Në podium mbetet edhe Franca në vendin e tretë, ndërsa Anglia renditet e katërta pas përfundimit të Botërorit.

 

Brazili e mban pozitën e pestë, ndërsa Maroku e vazhdon ngjitjen historike duke hyrë në mesin e kombëtareve më të mira në botë.

 

Ndërkohë, Italia e vazhdon rënien në klasifikim. “Azzurrët”, të eliminuar herët nga Kupa e Botës, kanë humbur tre pozita dhe tani renditen në vendin e 15-të të renditjes së FIFA-s.

 

Kosova nuk ka lëvizur vendi, gjendet në vendin e 78-të njëjtë si në renditjen e kaluar, kurse Shqipëria e ka humbur një pozitë, tash është në vendin e 66-të.

 

 

Të ngjashme

Të fundit