Spanja dominon Francën, Porro më i miri – Digne dështimi i ndeshjes

- Advertisement -

Spanja ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Francën me rezultat të pastër 2-0.

“La Roja” zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke kontrolluar ritmin e lojës gjatë pjesës më të madhe të takimit dhe duke u treguar më efikase në momentet vendimtare. Në anën tjetër, Franca nuk arriti të krijojë raste serioze për ta vënë në vështirësi mbrojtjen spanjolle.

Për fitoren e Spanjës realizuan Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro, të cilët vulosën kualifikimin në finalen e madhe të Botërorit.

Sipas vlerësimeve të Sofascore, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Pedro Porro, i cili u vlerësua me notën 8.1. Paraqitje të mira patën edhe Rodri (7.6), Pau Cubarsí (7.4) dhe Aymeric Laporte (7.2).

Në kampin francez, paraqitjen më të dobët e pati mbrojtësi Lucas Digne, i cili u vlerësua me notën 5.6.

Në finalen e Kupës së Botës 2026, Spanja do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00./Arbresh.info

Të ngjashme

Të fundit