Profesori Nexhmedin Spahiu, rreth vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë, tha se nuk është mirë të bëhet ndalimi i hyrjes së tyre në vend, duke marrë parasysh që rreth kësaj ka edhe marrëveshje mes dy palëve.
Ai theksoi se sidomos vizitat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, ku tha se, duke marrë parasysh që jemi në negociata të vazhdueshme për përmirësimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, ndalimi i hyrjes së Vuçiqit në Kosovë është i papranueshëm, shkruan lajmi.net.
“Në përgjithësi nuk është gjë e mirë, sidomos për vizitën e presidentit Vuçiq në Kosovë”. Nëse vazhdojmë të negociojmë dhe zgjidhim çështjet që ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë të shumta, atëherë ndalimi i hyrjes së presidentit Vuçiq është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai për Kosovoonline.
Gjithashtu tha se ka raste kur vizitat zyrtare keqpërdorohen, duke i “tej shfrytëzuar” pa pasur nevojë.
Rreth kësaj ai shtoi se duhet kërkuar përgjigje nga liderët në Beograd dhe Prishtinë.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë kërkonte Ministri i Brendshëm i Kosovës në ‘Luginën e Preshevës’, nëse nuk ka lidhje familjare. Po të ishte ministri i Kulturës apo i Punëve të Jashtme, atëherë do të ishte e kuptueshme. Pse Ministri i Brendshëm në këtë rast? Ka shumë raste në të cilat ndalimi është vërtet krejtësisht i papranueshëm. Pse po bëhet kjo, duhet të pyesni liderët në Beograd dhe Prishtinë, sepse për mendimin tim është thjesht e pakuptueshme dhe unë nuk e kuptoj”, tha Spahiu.