24 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Spahiu: Kosova sa të ketë jetë do të ekzistojë, Serbia e Shqipëria do të shuhen

- Advertisement -

Profesori Nexhmedin Spahiu, tha se Kosova do të ekzistojë gjithmonë si shtet, ndërsa Serbia e Shqipëria do të shuhen.

Kjo deklaratë nga Spahiu u bë në kuadër të diskutimit për kombin kosovar, teksa tha se ideologët kanë pretenduar se kombi shqiptar ka ekzistuar në kohën e Skënderbeut.

“Kosova sa të ketë jetë do të ekzistojë si shtet. Serbia e Shqipëria do të shuhen, por shteti i Kosovës do të ekzistojë. Për të ekzistuar një shtet, duhet të besosh në të. Ideologët shqiptar kanë pretenduar e që të cilët kanë dashur ta krijojnë Shqipërinë shtet, përkatësisht kombin shqiptar, janë nisur prej asaj që kombi shqiptar ka ekzistuar në kohën e Skënderbeut dhe ne tash po e rilindim, prandaj e ka marrë emrin rilindje. Por, kjo s’është e vërtetë që ka pasur komb shqiptar në kohën e Skënderbeut. Ka pasur shqiptar. Kombet moderne kanë lindur tek pas revolucionit francez”, deklaroi Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë1.

Madje, Spahiu tregoi se në disa shkolla ka parë manifestime ku drejtori ka thënë që Skënderbeu ka luftuar për çështje kombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit