Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se festa e dërguar nga Lista Serbe me simbole të Republikës së Kosovës për seancën konstituive në Mitrovicë të Veriut, legjitimon veprimet e Qeverisë së Kosovës për marrje në kontroll të veriut të vendit.
Ai ka thënë kjo tregon se jashtë realitetit politik për situatën në veri kanë qenë disa zyrtarë të LDK-së me deklaratat e dhëna.
Sot e pamë se si Lista Serbe, fillimisht ke dërguar ftesën pa mbishkrimin Republika e Kosovës, pa logon e komunës dhe kur Ministria e Pushtetit Lokal ka refuzo me aprovu këtë thirrje ka dërguar ftesë tjetër. Kthimi i Listës Serbe në pushtet do ta legjitimojë marrjen e kontrollit në atë pjesë të vendit nga ana e Kosovës. Deklarata që pamë nga shumë politikanë, sidomos ajo prej Lumir Abdixhikut, Gazmend Muhaxherit, Hykmete Bajramit dhe së fundit Isa Mustafës, mundet me pas se jashtë çdo realiteti politik për situatën në veri janë”, ka thënë Spahiu në Tëvë1.
Spahiu ka thënë njohja e realitetit politik në veri të vendit nga Lista Serbe e cila është e dirigjuar nga Beogradi, është sukses i madh.
“Kjo thjeshtë e legjitimon që veriu është pjesë e pandashme e Kosovës”, ka thënë Spahiu.






