19.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese

- Advertisement -

Sot në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin çfarëdo veprimi në drejtim të konstituimit të kuvendit.

Kjo masë ishte vendosur pas dështimit të deputetëve për të përmbushur afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Kushtetueses më 26 qershor.

Lidhur me këtë për Indeksonline ka folur deputetja e AAK-së, Time Kadriajaj.

Ajo thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë masë kufizuese për konstituimin e kuvendit.

“Unë mendoj se gjykata duhet të vendosë një masë kufizuese për zgjidhjen e situatës, pra masë se sa ka të drejtë partia e parë mundësi për të konstituuar kuvendin e po ashtu duhet që të jepet mundësia partisë së dytë për konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë’’, thotë Kadrijaj.

Më tej ajo ka thënë se AAK-ja do të respektojë çfardo vendimi që merret nga gjykata.

“Ne gjithmonë e kemi respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuse pavarësisht vendimit, duhet theksuar se partisë së parë i është dhënë mundësia tash e gjashtë muaj që të bëjë konstituimin e kuvendit”, ka shtuar më tej deputetja e AAK-së.

Kosova ndodhet në një krizë të thellë institucionale pas dështimit për të formuar institucionet e reja, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Deri tani, janë bërë 54 përpjekje për ta konstituar kuvendin që nga seanca e parë më 15 prill, por pa sukses.

Të ngjashme

Të fundit