23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Sot varroset 21-vjeçarja e cila u vra dje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

- Advertisement -

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli e cila humbi jetën dje pasi u qëllua me armë nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, në qytetin e Ferizajit.

Siç kanë raportuar mediat lokale, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, nga ora 16:30 në varrezat e fshatit Bablak.

Njoftimi:

“Me pikëllim njoftojmë se me datë 12.04.2024 ka ndërruar jetë familiarja jonë Erona Gazmend Cokli. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot me datë 13.04.2024 në ora 16:30 me ikindi në varrezat e fshatit Bablak”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur se i dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet të veprës penale “Vrasje”.

Ndaj të dyshuarit, është duke u mbajtur seanca për caktimin e paraburgimit, e cila ka filluar nga ora 11:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit