Sot përfundon afati që partitë ta konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, ose të deklarojnë koalicionet

- Advertisement -

Sot përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se kjo periudhë ka nisur më 1 maj dhe mbyllet sot, më 7 maj.

Sipas tij, deri të mërkurën në orën 12:00, KQZ kishte pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike, ndërsa katër parti të tjera kanë njoftuar mospjesëmarrjen.

Të ngjashme

Të fundit