Sot mbahet Marshi për Liri në Prishtinë: “Kosova po pret”

- Advertisement -

Sot, më 12 shtator, në Prishtinë mbahet Marshi për Liri, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër” dhe mbahet nën moton “Kosova po pret”.

Qytetarë nga mbarë Kosova dhe trojet shqiptare pritet t’i bashkohen marshit për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Marshi zhvillohet katër ditë para 16 shtatorit, kur pritet të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Me moton “Kosova po pret”, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare, duke përcjellë mesazhin për drejtësi, liri dhe dinjitet.

📍 Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
🕑 Ora: 14:00
📅 Data: 12 shtator 2026

Të ngjashme

Të fundit