Sot në Shqipëri votohet për të zgjedhur përbërjen e re të legjislaturës së ardhshme.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 5,225 qendra votimi të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00, ku mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë të votojnë, brenda dhe jashtë vendit, raportojnë mediat shqiptare.
Në garën për 140 vendet në Kuvend janë regjistruar 2046 kandidatë, të përfaqësuar nga 11 subjekte politike dhe koalicione.