Sot Malisheva–Vllaznia, sfida vemdimtare në Conference League

- Advertisement -

Malisheva dhe Vllaznia e Shkodrës përballen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues të Conference League. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, duke filluar nga ora 16:30.

Skuadra shkodrane vjen në këtë duel me epërsinë e fitores 2-1 nga ndeshja e parë, e zhvilluar një javë më parë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Malisheva synon të përmbysë disavantazhin dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë, ndonëse përballë do të ketë një kundërshtar cilësor dhe me përvojë në garat evropiane.

Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri i Malishevës, Tomas Brdariç, u shpreh optimist për mundësitë e skuadrës së tij.

“Jemi të bindur që mund të fitojmë këtu në Kosovë. Përgatitjet kanë qenë të duhura dhe kemi gjithçka që na nevojitet. Jemi përgatitur mirë në stërvitje”, deklaroi Brdariç.

Ndeshja mes Malishevës dhe Vllaznisë nis në orën 16:30.

Të ngjashme

Të fundit