24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Sot luhen tri ndeshje në xhiron e katërt në Superligë, derbi në Podujevë

- Advertisement -

Superligë vazhdon edhe të dielën me xhiron e katërt, derisa do të zhvillohen tri ndeshje.

Sfida kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me dy rivalët rajonal Llapin dhe Prishtinën që janë përballë njëra tjetrës.

Vendasit kanë gjashtë pikë nga tre sfida, derisa mysafirët kanë një pikë më shumë.

Qëllimi i skuadrës së Tahir Batatinës është fitorja për t’i kaluar kryeqytetasit në renditje, në anën tjetër edhe Prishtina kërkon maksimumin e pikëve në Podujevë.

 Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në Gjilan ku Drita përballet me Dukagjinin e Klinës.

Skuadra e Akis Vavalis kërkon të rikthehet te fitorja, në anën tjetër klinasit duan të shkaktojnë befasi.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para tifozëve të vet pret Gjilanin e Gentian Mezanit.

Suharekasit synojnë tre pikët e radhës, ndërkohë Gjilani tanimë i organizuar dhe me shumë ardhje të reja tenton befasinë në Suharekë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit