Peter Sørensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, është takuar me zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiri Brodsky.
Përmes një postimi në platformën X, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit e ka informuar Brodskyn lidhur me zhvillimet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj procesit të lehtësuar nga BE-ja.
“Ishte kënaqësi të takoja zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiří Brodský, për ta njoftuar mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të Çekisë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për avancimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian”, ka shkruar Sorensen.






