LDK-ja mban sonte tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë.
E kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët që ti bashkohen këtij tubimi.
“Qytetarë të nderuar, që aq shumë motiv e dashuri na keni dhënë përgjatë ditëve të fundit ku ju kemi takuar në lagjet tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja, në çdo prag shtëpie, në çdo ecje që kemi pasur bashkë me ju. E ndjejmë edhe ne që të gjithë jemi bashkuar për t’i dhënë vendit tonë edhe një mundësi më shumë për t’u zhvilluar, për t’u integruar, për t’i larguar bllokadat dhe krizat e pafundme politike dhe për t’u bashkuar rreth vlerave njerëzore, të cilat gjithmonë na kanë mbajtur bashkë si komb e si popull. Prandaj le t’i japim edhe një shtytje të fortë këtij bashkimi”, tha Osmani.
Tubimi nis nga ora 20:00 në sheshin ”Skendërbeu”./Indeksonline/






