Sport

Sonte sfida e parë gjysmëfinale

By GAZETA SCANNER 1

September 15, 2023

Përballja e rivalëve të vjetër ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepcës është edhe sfida e parë gjysmëfinale e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Këto dy skuadra ishin ndeshur në finale të Superkupës edicionin e kaluar, ku fituan prishtinasit, kurse mitrovicasit më pas triumfuan në Kupën e Kosovës, duke mundur pikërisht kryeqytetasit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në Therandë, ku po zhvillohet Festivali i Basketbollit për Superkupë.