Sonte do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjeve do të dihen dy gjysmëfinalistët e kësaj gare.
Aston Villa do të ballafaqohet me Paris Saint Germain.
Nga ndeshja e parë në “Parc des Princes”, francezët kanë epërsi prej dy golash pasi që e kishin fituar takimin me rezultat 1:3.
Derisa, ballafaqimi kryesor i mbrëmjes do të jetë ai mes Borussia Dortmund dhe Barcelonës.
“Katalunasit” nga ndeshja e parë kanë një epërsi të konsiderueshme, madje bindëse duke fituar me rezultat 4:0.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.