15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Sondazhi në Klanit: 66% e shqiptarëve në Maqedoni zgjedhin BDI-në, 33% VLEN-in

- Advertisement -

66% të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se do të votonin për “Frontin Evropian” në zgjedhjet parlamentare të 8 majit atje, ndërsa për koalicionin VLEN, 33.8%, sipas një sondazhi të publikuar në emisonin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Në pyetjen tjetër të formuluar si “a besoni në parimin ‘qeverinë duhet ta formojë fituesit i kampit shiqptar me fituesin e kampit maqedon’”, sipas sondazhit, 67.5% përgjigjen me “Po” dhe 23.2% me “Jo”.

Në notën mesatare dhënë liderëve, më së shumti figuron lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me 3.44, i ndjekur nga Arben Taravari 2.88, Zijadin Sela me 2.69, Afrim Gashi me 2.21, Izet Mexhiti 2.20 dhe Menduh Thaçi 2.13.

Ndërkaq 51.3% të respodentëve e vlersojnë “pozitive” qeverisjen e Bashkimit Demokratik për Integrim ndër vite.

Në pjesën e parashikimit të ndarjes së ulësve në legjislaturën e ardhshme parashihet që VMRO-ja të ketë 50 ulëse, BDI-ja me 22 deputet, VLEN me 10, etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit