28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Solskjaer: Rikthimi i Ronaldos meriton vlerësim më të lartë, shënoi 24 gola

- Advertisement -

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer beson se periudha e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi ishte shumë më e mirë se sa vlerësohet dhe që transferimi ishte i ndjeshëm në atë kohë.

Legjenda portugeze nënshkroi për “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 për herë të dytë, duke bërë rikthimin shokues në Premierligë nga Juventusi.

Ronaldo në fakt ishte drejt kalimit te rivali Manchester City, por Unitedi u fut në garë në momentet vendimtare dhe e solli në “Old Trafford”.

Solskjaer, trajneri që e riktheu te Unitedi, beson se nënshkrimi i tij kishte kuptim dhe meriton më shumë merita se sa i kanë dhënë.

“Kurrë s’donim që ai (Ronaldo) të shkonte te City. Kishim katër fitore dhe një barazim, ishim në krye të ligës në shtatorin e vitit 2021”.

“Raphael Varane dhe Jadon Sancho na u bashkuan, pastaj morëm hapin e radhës duke nënshkruar Cristianon. Dukej si hapi i duhur. Nuk doli ashtu, por ishte gjëja më e ndjeshme për ta bërë në ato momente. Ishte i lirë dhe ende në nivelin më të lartë”.

“Bëri debutimin e dytë ndaj Newcastle dhe ishte ndër ditët me të ndezshme në Old Trafford ndonjëherë, ai shënoi dy gola”.

“E meritoi shansin të rikthehej. Shënoi 24 gola në sezonin e parë. Meriton më shumë merita se sa merr”.

“Ishte ende një nga golashënuesit më të mirë në botë, po dukej i fuqishëm”, deklaroi ai.

Ronaldo e kaloi për mrekulli sezonin e parë te Unitedi, por që sezonin tjetër prishi marrëdhënien me Erik ten Hagun dhe si pasojë u largua, për t’iu bashkuar Al Nassr.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit