-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Sokol Bashota arrin në Hagë, këtë javë intervistohet në Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, ka mbërritur në Hagë ku këtë javë pritet të jap dëshminë e tij para trupit gjykues në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Burimet e IndeksOnline kane konfirmuar se Bashota do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit por edhe të dyshuarit.

Rikujtojmë se Bashota edhe në shtator të vitit 2019 kishte shkuar në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të specializuar. Në atë kohë Bashota kishte thënë se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë.

“Edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”, kishte deklaruar Bashota para pesë vitesh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit