11 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Soda e bukës largon 96% të pesticideve toksike nga frutat dhe perimet

- Advertisement -

Në ditët e sotme, shqetësimi për sasinë e pesticideve të përdorur në frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë është i ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Ndërgjegjësimi për pasojat e këtyre pesticideve në shëndetin tonë është gjithnjë e në rritje.

Studimet më të fundit konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet.

Për më tepër, sipas të dhënave të AgroWeb.org ekspertët kanë zbuluar se soda e bukës është alternativa më e mirë për një ushqyerje të pastër.

Soda e bukës, sipas tyre, ka një nivel të lartë alkaline dhe shpërbën pesticidet në molekula të imëta duke i neutralizuar më pas plotësisht ato nga ushqimet.

Si përdoret soda e bukës për pastrim

Gjatë studimit u përdor sodë buke për pastrimin e frutave, veçanërisht mollëve.

Frutat ishin të spërkatura me dy pesticide shumë të përdorura në bujqësi për ruajtjen e bimëve.

Më pas, frutat u shpëlanë me tre lëngje të ndryshme, përfshirë ujin e rubinetit.

Një prej lëngjeve përmbante sodë buke.

Mollët që u mbajtën në ujë me sodë buke për të paktën 2 minuta kishin më pak mbetje pesticidesh.

Sugjerohet që koha e pastrimit të frutave dhe perimeve duhet të jetë 12-15 minuta.

Kështu ajo mundëson eliminimin e të gjitha pesticideve.

Pastrimi me sodë buke është një mënyrë shumë efikase dhe pa asnjë problem për organizmin.

Ai mundëson eliminimin e një sasie të jashtëzakonshme të pesticideve të akumuluara në produktet bujëqësore.

Hidhni ujë në një tas.  Shtoni disa lugë gjelle me sodë buke dhe mbani frutat dhe perimet për 12-15 minuta.

Sasia e ujit dhe sodës varet nga sasia e frutave dhe perimeve që doni të pastroni.

Për një gotë ujë përdorni 2-3 lugë çaji sodë.

Më pas shpëlajini ato me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë.

Një mënyrë tjetër është që frutat dhe perimet t’i fërkoni me sodë buke dhe pas shpëlarjes mund t’i konsumoni lirisht dhe pa u shqetësuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit