10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

S’ndalet Koreja Veriore, teston raketë që hidhet nga treni

- Advertisement -

Koreja Veriore ka testuar një raketë që hidhet nga treni gjatë ushtrimeve të së premtes, raportuan të shtunën mëdiet shtetërore. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për sanksione të reja ndaj shtetit të izoluar pas vargut të fundit të testimit të armëve.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë Jugore tha se dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi fluturuan rreth 430 kilometra me lartësi maksimale prej 36 kilometrash, pasi u lëshuan në drejtim të lindjes nga bregdeti veriperëndimor i Koresë Veriore.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, nuk i saktësoi rrezen e veprimit ose trajektoren e raketave, por tha se ushtrimi për hedhjen e tyre u mbajt në provincën Pyongan, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Koreja Veriore e testoi sistemin raketor të bazuar në hekurudhë për herë të parë në shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ky sistem është hartuar si kundërsulm i mundshëm ndaj ndonjë force kërcënuese.

Që nga fillimi i vitit, Koreja Veriore ka lëshuar tri raketa balistike në një varg jashtëzakonisht të shpeshtë të testimit të armëve. Në dy lëshimet e kaluara u përfshinë ato që mediet shtetërore i quajtën “raketa hipersonike”, që mund të arrijnë shpejtësi shumë të madhe dhe gjithashtu bëjnë më shumë manovra se raketat balistike.

Të mërkurën, administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i vendosi sanksionet e para të saj kundër Koresë Veriore dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të fusë në listën e zezë disa individë e entitete të këtij shteti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit