28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“S’mund të gaboj me Asociacionin”, Kurti kërkon që drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një analizë të propozimeve për Asociacionin duke shprehur vendosmërinë e tij për të mos bërë gabime në këtë çështje.

Ai e ka kritikuar propozimin e paraqitur nga i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke e cilësuar të domosdoshme që ky draft të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

Kurti ka theksuar se marrëveshja e vitit 2013 mes ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, përshkruan një model të mundshëm për asociacionin me pesëmbëdhjetë pikë.

Megjithatë, ai ka akuzuar Serbinë për shkeljen e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se 60% e saj është shkelur nga Serbia.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën… Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022 Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%.”, ka deklaruar Kurti për A2CNN.

Kurti ka potencuar qëndrimin e tij se nuk mund të pranojë propozimet e reja pa shqyrtim të thellë, duke insistuar që Komisioni i Venecias të jetë i përfshirë në procesin e shqyrtimit të tyre.

“Unë kam shprehur ofertën time, e cila duhet të pranohet fillimisht në parim. Unë nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa u pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët. Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë evropianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do e çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiq është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, ka deklaruar Kurti duke shtuar se drafti që i është dhënë është “non paper”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit