8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“S’mujnë me na mshelë në burg. Kurrë hiç”, reperi që po kërkohet për vrasje nuk i frikësohej Policisë

- Advertisement -

Arijan Sijarina, reperi që po kërkohet nga Policia nën dyshimin për vrasje, nuk u frikësohej kësaj të fundit.

I riu nga Prishtina edhe më herët kishte pasur probleme të mëdha me ligjin.

Sa që ishte shpallur nën kërkim njësoj sikur tani, pas rastit të së martës në Kolovicë të Prishtinës, ku mbetën të vdekur dy persona.

Mirëpo, atëherë kur po kërkohej nga Policia e Kosovës, Sijarina jepte intervistë për media, duke shfaqur “trimëri” ndaj tyre.

“S’munden me ma mshelë”, thoshte ai, teksa fliste për fletarrestin policor.

“Na kanë qitë në polici me emra e mundohen me na mshel, por s’munën me na mshel, as ata as kërkush”, thoshte Sijarina në një intervistë në vitin 2018.

Gazeta insajderi vazhdimisht kishte raportuar për problemet e Sijarinës me ligjin.

Në vitin 2020, kuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje. Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg.

Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë. Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit