Avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk duhet të bie pre e presionit të Lëvizjes Vetëvenosje sa i përket kthimit potencial të gjyqtarëve serbë që u tërhoqën në 2022.
Ai ka thënë se çështja e ri-integrimit është pjesë e rendit kushtetues, duke thënë se dialogu mbetet çështje në Bruksel.
“KGJK, duhet ta ruajë pavarësinë ne vendimarrje, duke ruajtur rendin jurdik dhe respektuar detyrimet kushtetuese nga neni 103 i Kushtrtutes se Kosoves, ashtuqe te mos marrë kurfarë vendimi nen presion politik kuazi patriotikë te partise fituese”.
“KGJK, çeshtjen e integrimit ri kthimit te gjyqtarëve nga komuniteti serb ne 15% te perberjes mulitetnike ne te gjitha nivelet e gjyqesorit te mos e shqyrtojë sepse kjo çeshtje i takon dialogut politik ne Bruksel ndermjet Kosoves dhe Serbise”, ka thënë ai.






